Deputeti i VV-së, Gazmend Gjyshinca ka thënë se do të abstenojë në marrëveshjen e Kosovës me Danimarkën për të burgosurit.
Ai ka treguar arsyet pse nuk do ta përkrah qeverinë për këtë marrëveshje, duke thënë se kjo çështje ka të bëjë me prestigjin e shtetit të Kosovës.
“I kuptojmë aleancat e linjat. Kosova ka ditur të jetë krah aleatëve. Është dëshmuar me Afganistanin, kemi pritur refugjatë. Mirëpo në lidhje me pikën të cilën po diskutojmë, dua ta shpreh shqetësimin tim që do të përkthehet pastaj në votë abstenuese. Mbi çfarë ndërtohet ky shqetësim ka të bëjë më një refuzim ideologjik që unë e kam përballë nismave të tilla. E shoh në perspektivën e prestigjit të shtetit, të drejtës ndërkombëtare”, ka thënë Gjyshinca.
“Konsideroj se Kosova, se pa marrë parasysh për kë bëhet fjalë, e ka interesin e saj, traditën shtetërore, prestigjin, ruajtjen e sovranitetit. Dhe kështu ndërtohet prestigji në arenën ndërkombëtar. Intelektualist është e papranueshme një marrëveshje të tillë, edhe pse financiarisht mund të jetë e favorshme për Kosovën”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se Kosova nuk duhet të jetë paradhomë për kriminelë.
“Por e shoh nga perspektiva neo-kolonialsite me mëlmesa orientale. E kam të pamundur të votoj për këtë marrëveshje. Kosova as nuk mundet as s’duhet të jetë paradhomë për kriminelë e për vepra të ndryshme penale”, ka thënë a