Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Drejtori Tahiraj nis serinë e vizitave zyrtare nëpër shkollat e komunës së Vushtrrisë

    13/11/2023 | 20:46
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Drejtori i Drejtorisë për Arsim në Komunën e Vushtrrisë, Albanez Tahiraj, së bashku me stafin e Drejtorisë për Arsim, ka nisur sot vizitat zyrtare nëpër disa shkolla të komunës së Vushtrrisë.

    Qëllimi i këtyre vizitave siç njofton Tahiraj është njohja nga afër me gjendjen e këtyre shkollave, duke paralajmëruar edhe viza të tjera ditëve në vijim.

    “Kam kënaqësinë të ju njoftoj se nga sot, së bashku me stafin e Drejtorisë për Arsim, filluam serinë e vizitave zyrtare shkollë më shkollë, por edhe në institucionet parashkollore në tërë territorin e Komunës së Vushtrrisë.” ka shkruar Tahiraj.

    Drejtori Tahiraj i ka konsideruar këto vizita si mundësi për të njohur më mirë nga afër nevojat dhe vizionin e secilit institucion shkollor, dhe parashkollor në komunën e Vushtrrisë, duke inkurajuar kështu bashkëpunimin e afërt me stafin e këtyre shkollave.

    “Përmes këtyre vizitave, synojmë të thellojmë lidhjen tonë me çdo nivel të arsimit, pasi që këto vizita janë mundësi e jashtëzakonshme për të kuptuar më mirë sfidat dhe mundësitë e sistemit arsimor. Prandaj bashkë me komunitetin e arsimit, po kërkojmë sugjerime dhe mendime që do të na ndihmojnë të përmirësojmë cilësinë e arsimit në komunën tonë.” ka shkruar ndër të tjera Tahiraj.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • LDK zgjedh nënkryetarët e rinj
    • Krasniqi pas pozitës së re në LDK: Kjo parti mbetet një forcë e rëndësishme në zhvillimin historik të vendit tonë
    • Kearns: Radoiçiqi të ekstradohet në Kosovë për t’u përballur me drejtësinë
    • U zgjodh nënkryetare e LDK-së, reagon Hykmete Bajrami: E konsideroj përgjegjësi
    • Bërlloku “pushton” Prishtinën, fatura hip në 6.20 euro (VIDEO)
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2023!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.