Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, me rastin e “Ditës së Forcës”, ka thënë se anëtarësimi i Kosovës në NATO është shumë i rëndësishëm për sigurinë në Kosovë dhe rajon, po ashtu edhe për paqen në botë.
“Ushtria e Kosovës vazhdon të jetë institucioni më i besueshëm në Kosovë. Sot, në “Ditën e Forcës”, e themi me zë të lartë sa i rëndësishëm është për sigurinë në Kosovë e rajon, si dhe për paqen në botë, anëtarësimi i Kosovës në NATO”, tha Haradinaj.
Haradinaj ka shtuar se dyert e hapura sot në FSK, mundësojnë të kuptojnë jetën ushtarake dhe sukseset e vajzave dhe djemve më të mirë të atdheut, transmeton Klankosova.tv.
“Dyert e hapura sot në FSK, mundësojnë me kuptu për jetën ushtarake, sukseset e vajzave dhe të djemve ndër më të mirët e atdheut, të cilët me përkushtim e vendosmëri janë në ballë të mbrojtjes të lirisë së fituar me sakrificë e të paqes po ashtu”, është shprehur Haradinaj.