Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, u ka bërë thirrje shoferëve që të kenë kujdes gjatë vozitjes, pas reshjeve të borës.
Në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se komuna po kujdeset që rrugët e Prishtinës të jenë të pastra dhe të qarkullueshme për të gjitë, raporton Klan Kosova.
“Bora e parë ka mbuluar Prishtinën tonë me një veshje të bardhë magjike! E ne po kujdesemi që rrugët tona të jenë të pastra e lehtë të qarkullueshme për të gjithë”, ka shkruar ai.
“Të dashur qytetarë, keni kujdes gjatë ngasjes së veturave. Le ta përcjellim borën e parë me dashuri dhe kënaqësi!”, ka thënë Përparim Rama.