Një rast tragjik ka ndodhur të enjten në Prishtinë, ku u vra Liridona Murseli.
Bashkëshorti i saj Naim Murseli kishte deklaruar se grabitësit ia ekzekutuan gruan, ndërkaq ai dhe fëmijët shpëtuan.
Lexo Edhe:
1 gotë para gjumit dhe do të humbni 15 kg në 17 ditë
Kjo është kënga të cilën thuhet se Tito e ndaloi për shkak se ishte shumë …
Në opinion janë ngritur shumë hipoteza për këtë rast.
Avokati, Besnik Berisha, ka thënë në “Pressing” të T7 se në raste të tilla hetohen edhe bashkëshortët.
AI tha se nuk dëshiron të vë dyshime te Naim Murseli, por tha se hetimet nisin me relacionin që kishin bashkëshortët.
“Nuk po dua të vë dyshim se z. Murseli, që po shpreh rastin t’i shrpeh ngushëllime atij dhe familjes. Por që gjithmonë merren me rezerva, është hapi i parë që hetueist ndërmarrin në këtë rast është konfirmimi i relacioneve mes bashkëshortëve, pra intervistohen jo vetëm denoncuesit, por edhe familjarët e tyre këdo që e kanë të gjallë, me qëllim që të qartësohet çfarë relacioni kanë pasur para rastit, ekzamenohen telefonat e tyre, ekzaminohet edhe hartografia për ta parë nëse ka përshatatshmëri në mes lëvizjes së telefonit njëri ose tjetrit”, ka thënë Berisha. /Gazeta Express