Ditët e fundit ka patur paralajmërime për deeskalim të situatës në veri.
Këtë lajm e konfirmoi disa ditë më parë edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti.
Ai tha se ushtria serbe po përdor armët kineze për shfaqjen e agresionit ndaj Kosovës.
“Sistemi raketor FK-3 (versioni eksportues i HQ-22) është një nga armët kineze të përdorura nga Ushtria Serbe, duke përfshirë edhe dronët CH-92. Kjo e bën Serbinë operatorin e parë dhe të vetëm të armëve kineze në Evropë duke shfaqur hapur agresion të dhunshëm ndaj Kosovës”, ka deklaruar Kurti raporton “Gazeta Blic”.
Në lidhje me këto paralajmërime ka folur për “Gazeta Blic”, edhe deputeti i PDK-së, njëherësh anëtar i Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, Hisen Berisha.
Berisha duke folur për sulmin e 24 shtatorit në Banjskë tha se të njëjtin e ka cilësuar që nga fillimi si ‘akt i organizuar kriminal nga katërshja që ulet në tavolinën e bisedimeve dhe ju shërben si ‘çarçaf’ që ka me mbulu krijimin e ‘Zajednicës’.
“Në deklaratat e mia televizive me qëllim të sçarimit të opinionit publik nga pozita e deputetit të Republikës së Kosovës, me përgaditje të lartë ushtarake dhe me përvojë direkte në luftën e UÇK-së, e po ashtu, me kontributin tim në krijimin e FSK-së, deri në ditët e saj të para, kur nisi të hapërojë si Ushtri e Republikës së Kosovës, jamë munduar që të spjegoj shkurtë mundësinë, se si nisë një luftë Serbi- Kosovë.
“Ky angazhim imi, veçanërisht është shtuar pas sulmit të grupit të armatosur të kriminelëve si Radojçiq, ku mbeti i vrarë oficeri i Policisë së Republikës Kosovës, sulm të cilin që ditën e parë e quajta si akt kriminal i organizuar nga katërshja që ulet në tavolinën e bisedime dhe se ju shërben atyre si çarqaf që ka me mbulu krijimin e “Zajednices” serbe në Kosovë”
Tutje Berisha ka komentuar edhe një deklaratë dhënë së fundmi nga kryeministri Kurti lidhur me çfarë ndodhi në sulmin e Banjskës.
“Përveç argumenteve që i kam përmendur për ketë akt, para disa ditëve iu shtua një argumet edhe më kokëfortë, nga kryeministrit Kurti i cili tha “në momentin e parë që mora lajmin nga Ministri i Brendshëm Sveçla, urdhërova se nuk dua asnjë gjurmë plumbi në muret e manastirit ku janë të pozicionuar kriminelët…” të cilët pas vrasjes se oficerit Afrim Bonjaku rezistuan duke përdorur arsenal armatimi dukshëm më të madh se sa trupat tona në kundërvënje.Kjo do të thotë se, kryeministri Kurti direkt mori në mbrojtje Radojçiqin.Shtrohet pyetja pse?Policët tanë kishin në dispozicion armë snajper të kalibrit të madh (pa i theksua kalibrat e saktë), ata po e vëzhgoni grupin që ishte në oborrin e manastirit.Përmes kamerave e kishin identifikuar terroristin Radojiçiq, siç po cilësohet udhëheqës i tyre, e që pritej ose arrestimi ose eleminimi i tij. Eleminimin e ndaloj Albini, ngase plumbi forcave tona do ta shponte kokën e tij bashkë me murin prapa të cilit fshihej.Po, në mos eliminimin e këtij objektivi, arrestimin e tij, cili nga Ju e ndaloj kryeministër? Sepse vetëm pas pak orësh, kamerat tona po e regjistronin grupin duke dalur nga rrethimi, me armatim personal dhe me një ecje pikniku rrugës për në Serbi” tha deputeti Berisha për “Gazeta Blic”.
Berisha tha se vendosja e bazave ushtarake përreth kufirit me Kosovën i shërben Serbisë si mbështetje për kishat ortodokse në territorin e Kosovës.
Ai shprehet se bazat ushtarake serbe janë pikërisht kishat ortodokse në Kosovë.
“Vendosja e bazave ushtarake përreth kufirit me Republikën e Kosovës, i shërben Serbisë si mbështetje për kishat ortodokse në teritorin shtetërorë të Kosovës.Në fakt bazat (postat) ushtarake serbe, janë pikërisht kishat ortodokse në Kosovë, detyra e parë e të cilave historikisht ka qenë ushtarake, ndërsa karakteri dhe shërbesa fetare ka qenë terciare, është edhe sot”
“Bombardimet e NATO-s e kanë ndryshuar karakterin ortodoks të rajonit, dominuar nga Serbët, që nga mbretëria serbo-kroato-sllovene. E fuçizuan Kroacinë dhe e vetmja shpresë që kurr të mos përsëritet nevoja e Kombeve të Bashkuara për bombardime të reja ndaj Serbisë, është Aleanca Ushtarake në mes Republikës së Kroacisë dhe Republikës së Kosovës.Fuqizimi i këtij partneriteti politiko – ushtarak shqiptaro-kroat, e mbanë rajonin jashtë rrezikut për luftë.Ne si shtet duhet së pari, të ngritemi në nivel të organizimit antikomunist duke miratuar Ligjin për denimin e krimeve të kominizmit dhe hapjen e dosjeve. Biles unë mendoj se në Kosovë komunizmi dhe çfarëdo lidhje shpirtërore me jugonastalgjikët ose trashëgimtarët e tyre, duhet të ndalohet me ligj.Së dyti, duhet të nënshkruajmë marrëveshje me shtetin e Kroacisë, për ndihmë në krijimin e kapaciteteve tona, fillimisht restauruese përmes fakulteteve të inxhinierisë e të maçinerisë, që ti ngrisim serviset e mirembajtjes se paisjeve ushtarake dhe po ashtu marrëveshjen që Kroacia të pajisë FSK-në me të gjitha armatimet që ajo i prodhon për ushtrinë e saj” deklaroi Berisha për “Gazeta Blic”.