Kryetari i Aleanca Kosova e Re, Behxhet Pacolli, ka reaguar pas në lidhje me rastin e plaçkitjes në Prishtinë, ku mbeti e vrarë një grua.
Në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se dhimbjen e tij e ndanë me familjen e të ndjerës Liridona Murseli, raporton Klan Kosova.
“Lajm i tmerrshëm për tragjedinë në familjen e Naim Murselit. Dhimbjen time e ndaj me familjen e të ndjerës Liridona”, ka shkruar Pacolli.