Ballkani do të rikthehet të luajë sonte në garat evropiane.
Kampioni i Kosovës do ta ketë një përballje të vështirë në Grupin C të Ligës së Konferencës.
Therandasit do t’i bëjnë konak liderit të grupit, Viktoria Plzen, shkruan “Gazeta Express”.
Pasi stadiumi “Fadil Vokrri” nuk është në gjendje të presë ndeshje deri në rinovimin e fushës, ekipi nga Suhareka do të luajë si vendës në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.
Skuadra Portokalli llogarit në mbështetjen e shqiptarëve për ta bërë të mundur misionin e vështirë, por jo të pamundur, të fitores sonte, me ç’rast do t’i afrohej kualifikimit historik në fazën tjetër të kësaj gare.
Ekipi i Ilir Dajës i hyn i motivuar kësaj loje pas rezultateve pozitive në kampionat, ndërsa ndeshja e sontme do të fillojë në orën 18:45.
Aktualisht, Ballkani është i treti në grup me 4 pikë, sa i ka edhe Astana e dyta, me 1 fitore, 1 barazim e 2 humbje.
Kjo është hera e dytë që kampioni i dyfishtë i Kosovës po luan në fazën e grupeve të Conference League, një sukses i jashtëzakonshëm dhe më i madhi për një klub kosovar. /Gazeta Express/