Ballkani do ta zhvillojë nesër mbrëma një ndeshje mjaft të rëndësishme në Ligën e Konferencës.
Kampioni i Kosovës do të përballet me liderin e grupit, Viktoria Plzen, me shpresën që do të fitojë dhe do t’i mbajë gjallë shpresat për kualifikimin historik në fazën tjetër.
Shkaku i dëmtimit të fushës në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ekipi Portokalli do të luajë si vendës nesër mbrëma në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, shkruan “Gazeta Express”.
E therandasit me këtë rast e kanë publikuar sot një video motivuese, përmes së cilës iu bënë thirrje krejt tifozëve shqiptarë për mbështetje në këtë ndeshje të rëndësishme, ndërsa flasin trajneri, një gazetar sportiv dhe një tifoz i futbollit.
Ndërkohë, klubi nga Suhareka njofton se po vazhdon shitja e biletave online, e po ashtu edhe në pikën e shitjes në kioskën që gjendet tek hyrja VIP e stadiumit “Air Albania”, ndërsa ato do të jenë në dispozicion deri në orën 19:00 sonte.
Dueli mes Ballkanit dhe Viktoria Plzen do të luhet nesër mbrëma nga ora 18:45. /Gazeta Express/