Ky reagim i deputetit tẽ VV-së vjen pas intervistës së deputetit të LDK-së, Kujtim Shala, i cili tha se Kurti me Marrẽveshjen e Ohrit e ka legalizuar Serbinë në Kosovë.
“Kurti është duke ia prerë rrënjët e Serbisë në Kosovë që i kishte lëshuar e forcuar gjatë qeverive të kaluara, përfshirë të LDK-së. Nuk ka më zgjedhje të Serbisë në Kosovë. Nuk ka referendum të Serbisë në Kosovë. Çdo ditë e më pak tabela KM. Serbët e Kosovës po pajisen me pasaporta të Kosovës. Nuk ka më letër të bardhë për qytetarët e Kosovës kur ta kalojnë kufirin. Lista Serbe, që ka qenë e është nëndegë e partisë se Vuçiqit është defaktorizuar plotësisht”, ka thënë deputeti i VV-së.
Bajqinovci tutje ka thënë se dikur LDK-ja ka qenë në koalicion me listën serbe.
“Mos harroni që LDK ka qenë koalicion me listën serbe në të kaluarën. Kjo është trashëgimia e Kurtit si kryeministër në raport me Serbi. A e dini se cila është trashëgimia e Qeverive të LDK-së në raport me Serbinë? Isa Mustafa duke nënshkruar me Vuçiqin marrëveshjen e vitit 2015 për Asociacionin jo kushtetuese, dhe Avdullah Hoti duke thënë i “Razumem” Vuçiqit në Bruksel”, ka thënë Mefail Bajqinovci. /GazetaBlic/