Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Fushë Kosovë.
I njëjti dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij dhe babanë e saj.
Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë:
Fushë Kosovë 24.11.2023 – 17:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij dhe babanë e saj. Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje