Deputeti nga Levizja Vetvendosje, Gramos Agusholli, në një prononcim për Gazeta Blic, ka reaguar pas deklaratës së deputetit Kujtim Shala nga LDK i cili për “Blic Interview”, ka theksuar se Kurti u dha autonomi serbëve dhe legalizoi pushtetin e Serbisë në Kosovë.
Agusholli për këtë deklaratë të deputetit Shala, tha se nuk dëshiron të komentoj shumë, ngase sipas tij, “ata që pothuajse e kanë pranuar ndarjen e Kosovës vite më parë”.
“Unë nuk komentoj deklarata. Sidomos deklarata nga ata që pothuajse e kanë pranuar ndarjen e Kosovës vite më parë”, tha Agusholli për Gazeta Blic.
Tutje ai thotë se më të mbajt ‘ders’ deputeti Shala, që një kohë ka mbajtur funksione të larta shtetërore, sipas tij kjo është hipokrizi.
“Tash, me të mbajt ‘ders’ deputeti Shala, që në atë kohë ka mbajtë funksione të larta shtetnore, për autonomi t’Kosovës përbesë është nonsens e hipokrizi”, shtoi ai.
Ai thotë se nuk besoj që kryeministri Kurti e nënshkruan ndarjen e Kosovës, dhe as nuk e pranon shkëmbimin territorial dhe aq më pak autonomi serbe.
“E ritheksoj që Kryeministri nuk besoj që nënshkruan ndarjen e Kosovës, as nuk e pranon shkëmbimin territorial aq më pak autonomi serbe”, u shpreh ai.
Agusholli thotë se zhvillimet e fundit në komunat me shumicë serbe e tregojnë të kundërtën e asaj që ka thënë deputeti Shala.
“Zhvillimet e fundit në komunat me shumicë serbe e tregojne të kundërten e asaj që paska thënë deputeti Shala”, tha Agusholli për Gazeta Blic.