Klubi i futbollit në modalitetin e futsalit, Fc Vushtrria Futsal, ka bërë të ditur sot se ka arritur një marrëveshje me lojtarin e njohur, Adhurim Berisha, i cili ka qenë pjesë e skuadrës së Fc Minatori.
“Sëzonin e ardhshëm, Adhurimi do të përfaqësojë ngjyrat tona të bardha e blu. Me një karrierë të pasur te Fc Minatori në Mitrovicë, ai ka dhënë kontribut të çmuar për të çuar klubin në Superligën e sezonit të kaluar. Ai ka shënuar 20 gola, duke treguar cilësi të jashtëzakonshme në fushën e lojës”, thuhet në komunikatën e klubit të Vushtrrisë.
Fc Vushtrria Futsal ka shprehur bindjen se ky transferim do të ndihmojë në realizimin e objektivave të tyre të sezonit të ardhshëm.