VUSHTRRI, 24 TETOR 2023 (Vushtrria Press)- Në Spitalin “Sheikh Zayed” në Vushtrri u zyrtarizua licencimi i Kabinetit të Radiologjisë.
Me këtë rast Drejtoresha e Spitalit, dr. Shefkije Shatri e falenderoi dhe shprehi mirënjohje për ekipin e SHSKUK-së nga Njësia e sigurisë në punë dhe fizicientët të cilët e kanë realizuar këtë proces, njofton “Vushtrria Press”.
Po ashtu falenderoi edhe stafin specialistik dhe teknik të Radiologjisë në Vushtrri për punën dhe bashkëpunimin në këtë proces.
Reparti i Radiologjisë në Spitalin “Sheikh Zayed” në Vushtrri ka funksionale CT, RTG dhe Ultrazërin ku katër specialistët e Radiologjisë ofrojnë shërbime 24 orëshe për pacientët.