Mediumi “Euronews Albania” raporton se presidenti francez, Emmanuel Macron ka deklaruar se janë pezulluar përkohësisht vizat për Kosovën nga ana e këtij shteti.
Sipas citatit të publikuar, thuhet se Macron ka deklaruar që vizat për Kosovën janë pezulluar nga ana e Francës, pasi Kosovës iu besuan për çështjen e vizave, por “fjala nuk është mbajtur”.
“Ajo që presim nga autoritetet kosovare dhe serbe është e thjeshtë, riorganizimin e zgjedhjeve në këto komunat ku këto u bënë në kushte të papërshtatshme, pjesëmarrjen e serbëve në këto zgjedhje, njohjen e asociacionit të komunave serbe nga autoritetet kosovare. Pres që presidenti Vuçiç dhe presidentja dhe kryeministri i Kosovës, të jenë të përgjegjshëm. Ne u kemi besuar për çështjen e vizave dhe u pezullua nga ana e Francës se ka të bëjë me respektin e fjalës së dhënë dhe fjala nuk është mbajtur. Pres që të angazhohen të dyja palët që të ecim përpara në javët e ardhshme, është kushti i paqes në të gjithë zonën.” – citohet se ka thënë ai në një konferencë të përbashkët me kryeministrin shqiptar, Edi Rama.
Veç kësaj, Rama ka deklaruar që “i rrëqethet mishi kur mendon që mund të ketë rindalesë në liberalizimin e vizave”.
“Mua më rrënqethet mishi kur mendoj që mund të ketë rindalesë në procesin e liberalizimit të vizave, në anën tjetër, nuk duhet të rrijmë, ta kërkojmë të presidenti i Francës, duhet ta kërkojme të vetja, ta bëjmë ne, ta bëjë Kosova paqen, pjesën e vetë, t’ia lë Serbinë në dorë BE-së e ShBA-së që të merren me të.” – u shpreh ai