Njësiti Komunal për të Drejta të Njeriut në bashkëpunim me Gjimnazin e Vushtrrisë “Eqrem Çabej”, me rastin e 15 shtatorit, Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë, organizuan debat me temën Roli i Këshillave të Nxënësve në zhvillimin e demokracisë në shkolla.
Në pranin e 24 pjesëmarrësve u fol për historikun e demokracisë, për të vazhduar me temën boshte të takimit Roli i Këshillave të Nxënësve në zhvillimin e demokracisë në shkolla, mënyra e zgjedhjes së tij detyrat dhe përgjegjësit e këtij organi të rëndësishëm në shkollat e mesme. Debati ishe i hapur, nxënësit kontribuuan në këtë temë duke diskutuar për rolin dhe përgjegjësinë e Këshillit të Nxënësve të Shkollës në realizimin e të drejtave të nxënësve dhe zhvillimit të mendimit demokratik në shoqëri