Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, dhe drejtori i Islamic Relief Kosova, Dr.Mohamed Soliman, kanë nënshkruar sot marrëveshje bashkëpunimi për ofrimin e shërbimeve shëndetësore me rastin e vizitave mjekësore nga ana e stafit shëndetësor.
Për këtë projekt Komuna e Vushtrrisë do të participojë me 386,084.57€ dhe Islamic Relief Kosova me 401,939.57€.
Përfitues direkt pritet të jenë: Gratë lehona dhe fëmijët, gratë gjidhënëse në ngritje të vetëdijes dhe informacioneve esenciale për trajtimin e kancerit të gjirit, personat e moshës së tretë (gra dhe burra), personat me aftësi të kufizuara, personat me sëmundje kronike.
Për këtë projekt do të angazhohen gjithsej 26 profesionistë shëndetësor, 7 mjekë të përgjithshëm dhe 19 infermierë.