Ka përfunduar pjesa e parë në mes Rumanisë e Kosovës, ku “Dardanët” mbeten me një lojtar më pak në fushë pas përjashtimit të Vedat Muriqit i cili u ndëshkua me dy kartonë të verdhë. Ndeshja u ndërpre në minutën e 20-të pas thirrjeve shoviniste të tifozëve rumunë, e më pas vazhdoi ku ishte pikërisht Muriqi ai që pati një rast të mirë shënimi por nuk arriti që topi ta kalojë vijën e portës. Rezultati po vazhdon të jetë ende 0-0.
Vedat Muriqi është përjashtuar nga loja për shkak të kartonit të dytë të verdhë në minutën e 42-të të ndeshjes. Para pak çastesh ishte Zhegrova ai që pati një rast shumë të mirë shënimi por që nuk arriti ta konkretizojë gjuajtjen e tij.