Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se sot mban mot me vranësira dhe intervale me diell.
Temperaturat maksimale parashihet të lëvizin ndërmjet 24-26 gradë Celsius.
‘Mot me vranësira dhe intervale me diell. Vranësirat gjatë ditës kanë mundësi që vende -vende të sjellin shi. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-26 gradë Celsius”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperëndimit