Sonte, në Kalanë e qytetit të vjetër të Vushtrrisë ka nisur rrugëtimin e tij festivali ndërkombëtar i filmit “Castle Fest”.
Lajmin e ka bërë të ditur, Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi me anë të një postimi në Facebook, duke thënë se për dy ditë ky festival do t’i bëjë bashkë filmbërësit e rajonit dhe Evropës, derisa filmdashësit do të kenë mundësi të shikojnë filma të ndryshëm të metrazhit të shkurtë.
Ky festival që është mbështetur nga Komuna e Vushtrrisë dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka ardhur si bashkëpunim i dy aktorëve vushtrrias, Prof.Besar Zahiti njëkohësisht drejtor i festivalit ndërkombëtar të filmit “Castle Fest” dhe Fazli Muharremi.
“Vushtrria, vend i artit dhe kulturës!” shkruan Idrizi.