Analisti politik, Imer Mushkolaj, ka thënë se Vuçiq i arsyeton veprimet terroriste në Kosovë, duke thënë se serbët lokalë paskan reaguar ndaj “terrorit të Kurtit” mbi ta.
Ai thotë se në anën tjetër, e gjithë bota i ka parë terroristët në uniforma, të armatosur rëndë, me autoblindë e xhipa të blinduar, duke sulmuar policinë.
“Çfarë mashtruesi, çfarë rrenci patologjik, çfarë mendje kriminale”, ka shkruar ai.
Postimi i tij i plotë:
Vuçiq i arsyeton veprimet terroriste në Kosovë, duke thënë se serbët lokalë paskan reaguar ndaj “terrorit të Kurtit” mbi ta. Ndërkohë krejt bota i ka parë terroristët në uniforma, të armatosur rëndë, me autoblindë e xhipa të blinduar, duke sulmuar policinë. Çfarë mashtruesi, çfarë rrenci patologjik, çfarë mendje kriminale.