Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Mësohet kur do të shpallet vendimi i UEFA-s për skandalin në Rumani

    15/09/2023 | 14:40
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Komisioni Dispilinor i UEFA-s ka njoftuar mbrëmë se ka nisur hetimet kundër kombëtares rumune lidhur me organizimin e ndeshjes ndaj Kosovës, të zhvilluar në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.

    Rumania përballet me gjashtë akuza, njëra ndër to edhe racizmi. Huliganët rumunë kanë shpalosur një baner me mbishkrimin “Kosova është Serbi”, çfarë ka shtyrë deri në ndërprerjen e ndeshjes për rreth 50 minuta.

    Gazetari i njohur i sportit në Rumani, Horia Ivanovici ka njoftuar se kur pritet të merret vendimi dhe dënimet që mund të marrë Rumania.

    “Ka mundësi që vendimi për kombëtaren të merret javën e ardhshme. Të shohim nëse stadiumi do të pezullohet tërësisht, pjesërisht, nëse luhet pa spektatorë apo jo. Mbi 80% mundësi që vendimi të merret. Le të shpresojmë që të mos na mbeten pa tifozë për ndeshjen e Zvicrës. Do të çmendesha nëse do ta humbnim kualifikimin në ndeshjen e fundit kundër Zvicrës, me një stadium bosh. Do të futeshim në historinë e futbollit për atë që mund të ndodhte.

    Unë i besoj Burleanut sepse ai është i fortë atje. Ai nuk do të jetë në gjendje të ndryshojë rregullat, por autoriteti dhe reputacioni i tij si një njeri serioz do të ketë shumë rëndësi. Dhe kam besim se do t’i luajmë ndeshjet, të paktën me gjysmën e stadiumit të mbushur ose me lëndinë të mbyllur”, ka thënë Horia Ivanovici për “FANATIK”, transmeton Paparaci.

    Ndeshja mes Rumanisë e Kosovës ka përfunduar në të mirë të rumunëve me rezultat 2:0, duke ia shuar shpresat Kosovës për një vend në Kampionatin Evropian.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Idrizi me telegram ngushëllimi për ndarjen nga jeta të zyrtarit policor Rexhep Sejdiu
    • 7.253 foshnje të lindura nga janari deri në nëntor
    • Kurti tregon se sa gurëthemele u vendosën për pesë ditë
    • Edhe Nexhmedin Spahiu i zhgënjyer me Qeverinë Kurti: Po punon ligsht, krejt ministrat i kisha çu n’shpi
    • Lajçak zbulon se po përgatitet për raundin e ri të bisedimeve me Bislimin dhe Petkoviqin, s’jep datë
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2023!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.