Komiteti për Politikë dhe Financa ka mbajtur sot mbledhjen e radhës, të cilën e ka udhëhequr kryesuesja e Kuvendit të Komunës, Melihate Basholli-Latifi.
Në këtë mbledhje, përveç anëtarëve të komitetit, mori pjesë edhe nënkryetari i komunës, Shpëtim Zhegrova dhe drejtorët e drejtorive komunale.
Pikat e rendit të ditës të cilat u shqyrtuan nga anëtarët e Komitetit për Politikë dhe Financa janë:
1. Shqyrtimi dhe aprovimi i Procesverbalit nga mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa, mbajtur me 12.07.2023;
2. Shqyrtimi dhe aprovimi i Procesverbalit nga mbledhja e jashtëzakonshme e Komitetit për Politikë dhe Financa, mbajtur me 06.07.2023;
3. Shqyrtimi i Projekt-Buxhetit për vitin 2024 dhe parashikimet për vitet 2025-2026;
4. Shqyrtimi i Propozim-vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit nr.24/22 i datës 31.01.2022;
5. Shqyrtimi i Informatës për përfundimin e korrje-shirjeve për vitin 2023;
6. Shqyrtimi i Raportit të vlerësimit të dëmeve nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera në territorin e Komunës së Vushtrrisë, nëntor-dhjetor 2022 dhe janar-shkurt-mars 2023;
7. Shqyrtimi i Procesverbalit nga takimi publik me qytetarë;
8. Shqyrtimi i Raportit për situatën ekonomike – financiare dhe zbatimin e planeve investuese janar – qershor 2023;
9. Shqyrtimi i Propozim – vendimit për miratimin e propozimit të Kryetarit të Komunës për këmbimin e pronës së paluajtshme komunale me pronën private për zgjerimin e rrugës “Ismail Qemajli” në Vushtrri;
10. Shqyrtimi i Propozim – vendimit për miratimin e propozimit të Kryetarit të Komunës për këmbimin e pronës së paluajtshme komunale me pronën private për zgjerimin e rrugës “Ismail Qemajli” në Vushtrri;
11. Shqyrtimi i Propozim-vendimit për lirim nga pagesa e taksës për mbeturina;
12. Shqyrtimi i Propozim-vendimit për kompensimin e kryetarëve të këshillave lokale.
Këto pika të rendit të ditës, pasi u shqyrtuan nga anëtarët e KPF-së do të jenë në rend të ditës në mbledhjen e rregullt të Kuvendit të Komunës.