Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonici tha se dislokimi i ushtrisë serbe në kufirin me Kosovën është një mesazh i politikës së Aleksandad Vuçiqit.
Maqedonci tha se gjendja e sigurisë në territorin e Kosovës është e qetë, por në veri ajo vazhdon të jetë e tensionuar
“Gjendja e sigurisë në territorin e Kosovës është e qetë, por vazhdon të jetë e tensionuar në pjesën kufitare ku kemi pasur një zbarkim të trupave ushtarake serbe që vlerësoj që është një dërgim mesazhi i politikës së Vuçiqit për Kosovën për shkak të humbjeve që kanë pasur eksponentët e tij paraushtarakë në veri”, tha ai për Euronews.al, transmeton Klankosova.tv.
Më tej, Maqedonci tha se ajo që ndodhi të dielën e 24 shtatorit në Banjskë ishte një plan i mirëorganizuar ushtarak për ta pushtuar një pjesë të territorit në veri të Kosovës.