239 qytetarë janë subvencionuar nga Komuna e Vushtrrisë, gjegjësisht nga Drejtoria për Shëndetësi dhe Përkujdesje Sociale, për shërim dhe kushte të vështira ekonomike gjatë këtij viti.
Shuma totale e subvencionimit të këtyre 239 qytetarëve kap vlerën e 51,450.00 euro dhe prioritet kanë pasur ata me sëmundje të rënda.
Komuna e Vushtrrisë, mbetet e përkushtuar që të ndihmojë qytetarët e komunës.