Banorë të fshatit Kqiç i Madh të Mitrovicës kanë paralajmëruar protestë me me kërkesë për dorëheqjen e drejtoreshës së Drejtorisë së Arsimit në komunën e Mitrovicës, Drita Kadriu.
Sipas njoftimit, protesta e banorëve të këtij fshati do të organizohet në oborrin e shkollës Bislim Imeri në Kçiq i Madh me fillim nga ora 14:00.
Njoftimi:
Njoftimë njoftojmë banoret e Fshatit Kqiç i Madh se me datën 01.09.2023 e Premte dot mbahet protest ne oborrin e shkollës Bislim Imeri ne ora 14:00 per arsye kërkojmë dorëheqjen e DRITA Kadriut drejtoresh e Arsimit e cila po ben presion psikik drejtoreshës tonë me lloj lloj manipulimeve me respekt këshilli organizativ i fshatit.