Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka vizituar policin e plagosur në fshatin Banjskë.
Nga aty ai përshëndeti punën e palodhur të Policisë së Kosovës, dhe shprehu ngushëllime për vrasjen e rreshterit të saj, teksa u shpreh se ngjarjet e tilla kanë orkestrim me adresë Beogradin, transmeton klankosova.tv.
”Ngjarje e rëndë për Republikën e Kosovës, pas një sulmi terrorist të organizuar e orkestruar me adresë në Beograd”.
”Në momente të tilla të vështira për Kosovën, uniteti ynë kombëtar është i domosdoshëm, por njëkohësisht edhe mbështetja me aleatë për të përballur një sulm të tillë terrorist”.