Policia e Kosovës ka arrestuar sot personin e dytë, të dyshuar për veprën penale vrasje e rëndë, e cila ka ndodhur dy ditë më parë në Mitrovicë. I arrestuari është 25 vjeçari K.M të cilit i është caktuar masa e ndalimit policor pët 48 orë.
“Si rrjedhojë e hetimeve lidhur me veprën penale ”vrasje rëndë”, hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve mbi dyshime të bazuar në orët e mesditës së sotme kanë identifikuar dhe arrestuar edhe personin e dytë të dyshuar për përfshirje në veprën penale “vrasje e rëndë”, e ndodhur me datën 12 gusht 2023 në Mitrovicë. Me aktvendim të prokurorit të dyshuarit K. M., 25 vjeçar, i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë”, thuhet në njoftimin e policisë së Kosovës.
Ndryshe, policia gjatë ditës sot ka njoftuar se ka arrestuar personin e parë të dyshuar për të njëjtin rast, për vepër penale, vrasje e rëndë.
Si rrjedhojë e hetimeve intensive nga ana e hetuesve të Sektorit Rajonal, me datën 13 gusht 2023, mbi dyshime të bazuara për përfshirje në rast është identifikuar dhe arrestuar personi i dyshuar Xh. N., 43 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës. Lidhur me rasti në cilësi të provës materiale është konfiskuar vetura e viktimës e cila është gjetur në posedim te i dyshuari.
Me aktvendim të prokurorit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. Ndërsa, rasti nga vdekje e dyshimtë është ri-kualifikuar në veprën penale “vrasje e rëndë”.