Policia e Kosovës ka njoftuar se të premtën, në Ferizaj kanë ndaluar shoferin N.A., 22 vjeçar, i cili ka tejkaluar shpejtësinë, ku në zonën e kufizimit 50 km/h ka zhvilluar shpejtësi 122 km/h.
Ndaj tij, policia ka shqiptuar gjobën 500 euro, 5 pikë negative dhe një vit masë mbrojtëse, heqjen e patent shoferit.
Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shenjat e komunikacionit.