Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Visar Ymeri: Raportet me SHBA-në janë lëkundur shumë, Kurti me sjellje egoizmi po e mendon vetëm pozitën e vet

    08/06/2023 | 17:32
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Tensionet, protestat e përshkallëzimi i situatës në veri të Kosovës, nisi qysh më 26 maj, kur kryetarët shqiptarë të komunave Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, hynë në objektet komunale për të marrë detyrën.

    Kosova gjatë këtyre ditëve ka marr kritika të ashpra nga SHBA për shkak të tensionimit të situatës që u përshkallëzua deri në plagosje, dhunë e sulme ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, zyrtarëve policorë, gazetarëve e qytetarëve.

    SHBA-ja dhe BE-ja së fundi dolën me tri kërkesa për Kosovën, shtensionimi i situatës në veri, mbajtja e zgjedhjeve të reja dhe kthimin në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja.

    Se ka krisje serioze të raporteve me SHBA-në po e thotë edhe ish-kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri.

    Ai, që dikur ishte bashkëpartiak i kryeministrit Kurti, thotë për Front Online se raportet me partnerët ndërkombëtar nuk kanë qenë kurrë më të acaruara se tani.

    Ymeri ka thënë se Kurti duhet të sillet përgjegjshëm karshi kësaj situate.

    “Raportet janë lëkundur shumë. Mendoj që nuk kanë qenë kaq të acaruara kurrë që prej se Kosova është shtet i pavarur dhe Sovran. Deklarimet e diplomatëve amerikan prej Sekretarit të Shtetit e deri te z. Eskobar e thonë këtë gjë. Mendoj që KM Kurti duhet të sillet përgjegjshëm meqë është në pozitën e KM të Kosovës. Çfarë veprimi ndaj tij në këtë pozitë është veprim ndaj Kosovës”, u shpreh ai.

    Ymeri: Kryeministri t’i pranoj kërkesat e perëndimorëve, po e mendon vetëm pozitën e vet

    Visar Ymeri, ish-bashkëpartiak i kryeministrit Kurti, thotë se Kosova duhet t’i pranoj kërkesat e perëndimorëve për të gjetur paqe e siguri të përhershme.

    Ai thotë se Kurti po e mendon vetëm pozitën e vetë dhe atë se si të dalë mirë nga kjo situatë.

    “Prandaj sjellja e tij ka dimension të ngushtë egoizmi meqë po e mendon vetëm pozitën e vet dhe atë se si ai do të del mirë nga kjo situatë (mendim ky i ngushtë elektoral dhe në raport me popullaritetin personal). Prandaj kërkesat duhen pranuar dhe Kosova duhet ta mendoj seriozisht jo vetëm shtensionimin e situatës ekzistuese për edhe cilat janë masat që sigurojnë paqe të përhershme brenda vendin e integrim të plotë të komuniteti serb në jetën politike, shoqërore e ekonomike të vendit”, tha ai në një përgjigje për Front Online.

    Sipas Ymerit përjashtimi nga stërvitjet ushtarake Europe Defender ’23 është një nga pasojat më serioze për FSK-në.

    “Tashmë pasojat jemi duke i pa. Përjashtimi nga Europe Defender ’23 është një prej pasojave serioze për FSK-në dhe Kosovën. Z. Eskobar e tha një gjë shumë qartë: nëse KM Kurti u thotë jo propozimit të BE-së i cili mbështetet plotësisht nga ShBA, Britania e Madhe dhe vendet anëtare të BE-së, nënkupton se Kosova nuk don të bashkëpunojë me aleancën tejoqeanike”, tha ai për Front Online.

    Ish-kryetari i Vetëvendosjes: Asociacioni duhet të formohet, është i pashmangshëm

    Ish-kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri thotë se formimi i Asociacionit është i pashmangshëm.

    Ai përmend rrezikun se më vonë mund të vije një dokumnet që mund të jetë i dëmshëm për Kosovën.

    “Asociacioni duhet të formohet. Dhe do të formohet. Këtë po na e thonë të gjithë. Në këtë drejtim ai është i pashmangshëm. Mirëpo është mirë që Kosova ta themelojë atë. Sepse pastaj përfundojmë me një dokument që na vjen si “merre ose lëre” e që mund të jetë më i dëmshëm për Kosovën se sa një dokument në të cilin do të merrnim pjesë edhe ne”, deklaroi Ymeri në një përgjigje për Front Online.

    Ymeri: Kosova nuk e ka përkrahjen e Shqipërisë, është plotësisht e vetme

    Për shkak të sjelljes së Kurtit, Visar Ymeri tha se Kosova nuk e ka përkrahjen as të Shqipërisë.

    Ai tha se Kosova është e vetmuar në këtë ‘rrugëtim’

    “Në këtë ngurim të Kurtit nuk e kemi përkrahjen madje as të Shqipërisë. Pra Kosova është plotësisht e vetmuar në këtë aventurë. Si mund t’ia dalim plotësisht të vetmuar?”, tha ai për Front Online.

    Lajçak dhe Escobar, gjatë vizitës së fundit në Kosovë, kanë kërkuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, qetësimin e situatës në veri të Kosovës, mbajtjen e zgjedhjeve të reja në katër komunat e veriut, si dhe kthimin në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

    Të dy ata kanë thënë se lidhur me këto kërkesa, presin një përgjigje nga kryeministri Kurti, deri ditën e premte./FrontOnline

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Kurti krejt indiferent ndaj zgjedhjeve në Shqipëri. Kush ia ‘shkuli veshin’ sipas Visar Ymerit?
    • Tragjedi në Prizren – vdes 24 vjeçari, dy persona raportuan në polici se i riu që doli për ta blerë armën shkrepi në drejtim të vetës
    • Sali Berisha pezmatohet nga Exit Poll i Haxhiut: Batoni, gënjeshtar i gatshëm
    • Kurti e nis fushatën për zgjedhjet lokale, VV thotë se ia ka marrë LDK’së një emër të njohur në Prizren
    • AAK nesër i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për votimin e fshehtë
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.