Kryesia e klubit të futbollit Vushtrria sot ka emëruar ish futbollistin e njohur vushtrrias Tahir Ademi për kryetrajner kryesor të klubit, shkruan “Vushtrria Press”.
“Me mbështetjen maksimale të kryesisë dhe fuqishëm besojmë edhe nga “Forca” dhe qytetarët e gjithë komunës së Vushtrrisë, me qëllimin kryesor ta qoj Vushtrrinë drejt Superligës së Republikës së Kosovës”, kanë bërë të ditur nga kryesia e këtij klubi, shkruan “Vushtrria Press”.
Klubi i futbollit Vushtrria, klub ky me histori 100 vjeçare, sezonin që po lënë pas ka kaluar nëpër disa kriza kryesisht për mungesë të rezultateve , çka bërë që edhe sivjet mos të mund të inkuadrohet në Superligë.