Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Sveçla: Koha e pandëshkueshmërisë për kriminelët në veri të Kosovës ka përfunduar

    02/06/2023 | 20:03
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, duke komentuar situatën e krijuar ditëve të fundit në veri të Kosovës, ka theksuar se “pandëshkueshmëria e kriminelëve në atë zonë ka përfunduar”.

    Sveçla thotë se përgjigja e institucioneve të Kosovës ndaj këtyre kriminelëve do të jetë e shpejte e drejtë dhe e pakompromis.

    “Shumica prej organizatore edhe prej dhunuesve të drejtë për drejt të ligjit janë të njohur për policisë e Kosovës dhe për AKI-në. Po punojmë jo vetëm në identifikimin e tyre, po edhe shkallën e fajësisë dhe lokacionin e tyre. Dhe unë lirisht mund të them se koha e pandëshkueshmërinë për kriminelët në këtë zonë (veri të Kosovës) ka përfunduar. Përgjigja e institucioneve të Republikës së Kosovës do të jetë e shpejtë. Do të jetë e drejtë dhe e pakompromis. Cilido që shkel ligjin, cilido që rrezikon zyrtarët policor, qytetarët, mediat, por edhe pjesëtarët e misioneve ndërkombëtare do të vihet para ligjit”, ka thënë Sveçla, në emisionin “FIVE” në RTV Dukagjini.

    Ministri ka përmendur disa nga veprimet që janë ndërmarrë ndaj shkelësve të ligjit, por, ai ka theksuar se Policia e Kosovës, Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) dhe Ministria e Punëve të Brendshme nuk do të ndalen pa përfunduar të gjithë kriminelët prapa grilave.

    “Tash ju jeni dëshmitarë që Policia Kosovës ndërmerr arrestime, dërgon raste për në Prokurori. Ka raste kur ju vazhdohet paraburgimi, ka raste kur tash jemi të gatshëm për procese gjyqësore. Por besoj që nuk është e mjaftueshme përderisa se kemi secilin kriminel të cilës do kohë, qoftë kohës së luftës, qoftë kohës pas luftës apo edhe kohëve të fundit nuk përfundon prapa grilave duke dhënë përgjegjësi për krimet e tyre as PK-ja, jam AKI-ja as MPB-ja nuk do të ndalen”, ka theksuar Sveçla. /Dukagjini/

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Diplomatja amerikane e prerë pas takimit me Kurtin: Liderët politikë të punojnë bashkë për konstituimin dhe formimin e Qeverisë
    • Edhe LDK konfirmon pjesëmarrjen në takimin me presidenten Osmani
    • Edhe një përpjekje tjetër nesër, kuvendi lëshon njoftimin për vazhdimin e seancës konstituive
    • Policia e Kosovës fillon sot fushatën për mbrojtjen e këmbësorëve dhe çiklistëve
    • AKB-ja kundër detyrimit të kompanive që të furnizohen nga tregu i hapur i energjisë deri pesëfish më shtrenjtë se nga KEK-u
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.