Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Statovci në Washington me nominim të Osmanit: Asgjë s’e cenon lidhjen Kosovë – ShBA

    06/06/2023 | 17:53
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje nga Lista Guxo, Jeta Statovci, me nominim të presidentes së vendit, Vjosa Osmani, po mer pjesë në takimin e pestë të nivelit të lartë të Rrjetit të Pikave Kryesore për Agjendën për Gratë, Paqen dhe Sigurinë në Washington.

    Statovci tha se pjesëmarrja, fuqizimi politik dhe ekonomik i grave me qëllim forcimin e një shoqërie të qëndrueshme dhe të aftë për t’i kontribuar sigurisë, paqes e stabilitetit është me shumë rëndësi.

    “Kosova ka përfituar shumë në këtë drejtim nga partneriteti me SHBA-të. Rruga jonë e fuqizimit të demokracisë, paqes dhe sigurisë mbetet e koordinuar fuqishëm nga ky bashkëpunim i pa cenueshëm”, tha Statovci, transmeton Klankosova.tv.

    Tutje, ajo tha se Kosova mbetet projekt i rëndësishëm i vlerave dhe idealeve të demokracisë perëndimore, teksa shtoi se ky është vizioni i shoqërisë së Kosovës e cila aspiron standardin më të lartë të shoqërisë.

    “Asgjë nuk e cenon lidhjen e Kosovës me SHBA-të, meqë asgjë nuk cenon vizionin tonë shumë të vendosur për demokraci”, tha Statovci, përcjell Klankosova.tv.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Ramadani: Nuk na duhet EULEX-i, zgjatja e mandatit zvogëlon sovranitetin e Kosovës
    • Osmani përmbyll vizitën dyditore në Zvicër: Historike për Republikën e Kosovës
    • Njësitë ajrore të SHBA-së, Zvicrës e Hungarisë realizojnë fluturime në formacion në gjithë Kosovën
    • Arbër Vokrri shkarkohet nga pozita e zv.ministrit, pasi akuzoi ndërkombëtarët se nxitën trazira në veri
    • Zyrtare: Kosova zbulon një tjetër kundërshtar për miqësore
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.