Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Sipas AAK-së, Rama do të duhej ta bënte llaf edhe me Kurtin draftin për Asociacionin

    10/06/2023 | 12:54
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Kryetari i Gjakovës, njëherit nënkryetar i AAK-së, Ardian Gjini, ka thënë se do të ishte mirë që drafti për Asociacionin i propozuar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të diskutohej edhe me Kosovën.

    Siç citohet nga Tëvë1, Gjini ka deklaruar se “është pak palidhje me i thënë Edi Ramës ti s’ke të drejtë”.

    “Mirëpo unë kam shumë të panjohura këtu. Nuk e di ai draft a është diskutuar të paktën në takime të veçanta edhe me Kosovën. Kishte me qenë mirë…a është diskutu me SHBA?! Nuk e di. Për mua ka shumë të panjohura këtu, mirëpo më besoni, nëse kish dal Gjermania ose Zvicra me një draft, Kosova nuk ish idhnu kaq shumë.” – ka thënë ai.

    Ndryshe, sipas kryeministrit Edi Rama, draft statuti i cili ende nuk është publik dhe nuk dihet se çfarë përmban, është punuar nga “ekspertë të nivelit më të lartë amerikanë dhe evropianë”.

    “Dje i kam përcjellë presidentit Macron dhe Scholz një draft të Asociaoinit për të cilin kam vënë në dijeni edhe Charls Michel dhe palën amerikane. Është një draft punuar nga ekspert të nivelit më të lartë amerikanë dhe evropianë prej kohësh. Gjë që është bërë pikërisht në rast se do të vinte kjo ditë.” – tha ai të enjten, derisa dha lajmin në lidhje me këtë çështje.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Zyrtare: Kosova zbulon një tjetër kundërshtar për miqësore
    • Hasani: Shteti i Kosovës nuk është Albin Kurti, ai duhet të largohet së bashku me ministrat që janë deputetë
    • Bajrami: Për t`u formuar institucionet e Kosovës duhet një qeveri kalimtare
    • Konfirmon Policia: Katër të lënduar nga aksidenti në Kçiq të Mitrovicës
    • “Nxënës i shkëlqyer” – shkolla reagon për vdekjen e 15-vjeçarit në Bërnicë
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.