Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Rrahu dhe dhunoi bashkëshorten në Slloveni, paraburgoset malishevasi

    09/06/2023 | 13:16
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Një muaj paraburgim i është caktuar malishevasit L.H. të dyshuar për ushtrim të dhunës ndaj bashkëshortes së tij A.K., por edhe për dhunimin e saj.

    Kështu ka njoftuar Gjykata Themelore në Gjakovë, e cila ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjakovës, duke njoftuar se i pandehuri dyshohet se ka kryer dy vepra penale, “Dhunë në familje” dhe “Dhunim”.

    “Nga 15 janari 2022 deri më 02 maj 2022 në Zhalec, Republika e Sllovenisë, i pandehuri në banesën e tij shkakton dhunë në familje, respektivisht keqtrajtim fizik dhe psikologjik, ndaj bashkëshortes së tij të dëmtuarës A. K., ndërsa me datën 02 maj 2022 në orët e mëngjesit i pandehuri kryen akt seksual me të dëmtuarën A. K., pa pëlqimin e saj”, thotë Gjykata, raporton Klankosova.tv.

    Rasti është iniciuar në bazë të kërkesës për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar nga Prokuroria e Qarkut në Celje, Republika e Sllovenisë, për transferim të procedurës në çështjen penale kundër të pandehurit L. K. nga fshati P., i Malishevës.

    Gjyqtari i procedurës paraprake Drilon Haraçia, ka vlerësuar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurin në fjalë, ngase “kemi të bëjmë me vepra penale të ndjeshme, ashtu që me gjetjen e mundshme të të pandehurit në liri ekziston rreziku i përsëritjes së veprave penale, rreziku i ikjes dhe ndikimi në dëshmitarë”.

    I pandehuri, sipas Gjykatës, do të mbahet në paraburgim në kohëzgjatje prej një muaji, i cili do të llogaritet prej kohës së arrestimit më 7 qershor 2023 dhe do të zgjasë deri më 6 korrik 2023. /Klankosova.tv

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Gërvalla pretendon se po bëhet fushatë ndaj Pecit: I ndershëm deri në palcë
    • Ekskluzive: Bastisje në tetë lokacione në rajonin e Dukagjinit për tentim vrasjen e 29 janarit në Pejë
    • Rritet numri i lindjeve në Kosovë, vetëm gjatë marsit lindën 2 mijë e 061 fëmijë
    • Një grua zhduket në Prishtinë, rasti në hetime
    • Moti sot i vranët dhe me shi
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.