Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Prokuroria Speciale kërkon caktimin e masës së paraburgimit ndaj Milenkoviç

    14/06/2023 | 13:34
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit Milun Milenkoviç, i cili u arrestua dje si i dyshuar për organizim të sulmeve ndaj pjesëtarëve të KFOR-it.

    Këtë e ka bërë të ditur, Ekrem Lutfiu, zëdhënës i Prokurorisë Speciale të Kosovës.

    Ndryshe, lajmin për arrestimin e të dyshuarit Milenkoviq, e kishte konfirmuar dje ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, përmes një postimi në Facebook, e po ashtu pak më vonë edhe Policia e Kosovës konfirmoi këtë arrestim.

    “Mund të konfirmojmë se sot më datë 13.06.2023, në komunën Mitrovicë Veri, Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për disa vepra penale. Gjatë arrestimit të personit të dyshuar është lënduar lehtë një (1) zyrtar policor. Pas operacionit njësitet policore kanë hasur në rezistencë dhe janë sulmuar me ç’rast 2 zyrtarë policorë të rendit raportohet të jenë lënduar lehtë poashtu. Të gjitha njësitë relavante policore janë duke u marrë me rastin dhe ofrimin e sigurisë”, thuhej në konfirmimin e policisë./RTK

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Ky është parashikimi i motit për ditën e nesërme
    • “Lëshohen studentët kanë punë më pak” si erdhi kërkesa për shtrenjtim të biletës Prishtinë- Mitrovicë
    • Nesër vazhdon seanca, tentativa e 15-të për konstituimin e Kuvendit
    • 70% e votave të numëruara – PS dominon në vota
    • Diplomatja amerikane e prerë pas takimit me Kurtin: Liderët politikë të punojnë bashkë për konstituimin dhe formimin e Qeverisë
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.