Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Policia e Kosovës: Zyrtarët tanë janë kidnapuar në thellësi të territorit të Kosovës

    14/06/2023 | 14:49Updated:14/06/2023 | 14:52
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Në thellësi të territorit të Republikës së Kosovës, në zonën kufitare në veri të vendit

    dyshohet se janë kidnapuar tre zyrtarë kufitar patrullues

    Prishtinë, më 14 qershor 2023

    Policia e Kosovës (PK), në këtë rast njësia policore patrulluese e kufirit ka qenë me detyre në

    pikë statike në vendin e quajtur Tresave/Bare, thellë brenda në territorin e Republikës së

    Kosovës, për të parandaluar shfrytëzimin e rrugëve ilegale, të cilat shfrytëzoheshin nga grupet

    kriminale për kalim ilegal dhe kontrabandë.

    Sot, në mesditë nga njësiti policor i cili ishte në përbërje prej tre zyrtarëve kufitar, kanë njoftuar se

    në afërsi të pikës statike kanë vërejtur person/a të maskuar dhe të armatosur, me këtë rast në

    drejtim të kësaj pike në asistencë janë nisur njësi shtesë të PK-së.

    Me të arritur në atë lokacion, njësitet asistuese kanë vërejtur vetëm veturën zyrtare por jo edhe

    vet zyrtarët policorë që kanë qenë me detyrë në atë lokacion. Në drejtim të këtij lokacioni

    menjëherë kanë shkuar edhe njësite tjera policore, si dhe janë informuar edhe institucionet tjera

    të sigurisë, përfshirë KFOR-in, pasi dyshohet se zyrtarët policor janë kidnapuar nga forcat serbe.

    Me qëllim që të ndërmerren veprime konkrete për sigurinë e zyrtarëve policorë që dyshohet të

    jenë kidnapuar nga forcat serbe, janë kontaktuar të gjitha mekanizmat vendor dhe ndërkombëtar

    që të njëjtit të lirohen sa më parë dhe të kthehen në Polici të Kosovës.

    Po ashtu edhe media të ndryshme serbe kanë raportuar se pjesëtarët e njësiteve speciale serbe,

    kanë arrestuar zyrtarët e Policisë së Kosovës.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Rukiqi: Gëzohemi që samiti po mbahet në Tiranë, por brengosëse që Kosova është në izolim të madh ndërkombëtar
    • Gërvalla pretendon se po bëhet fushatë ndaj Pecit: I ndershëm deri në palcë
    • Ekskluzive: Bastisje në tetë lokacione në rajonin e Dukagjinit për tentim vrasjen e 29 janarit në Pejë
    • Rritet numri i lindjeve në Kosovë, vetëm gjatë marsit lindën 2 mijë e 061 fëmijë
    • Një grua zhduket në Prishtinë, rasti në hetime
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.