Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Petkoviq: Pjesëtarët e Policisë së Kosovës nuk janë rrëmbyer, janë arrestuar në Rashkë

    14/06/2023 | 17:14
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Serbia sot ka kidnapuar tre pjesëtarë të Policisë së Kosovës në veri të vendit. Sipas autoriteteve, kidnapimi i tyre ka ndodhur “thellë në brendësi të territorit të Kosovës”.

    Mirëpo, nga Beogradi po e mohojnë këtë, duke thënë se pjesëtarët e Policisë së Kosovës janë gjetur “thellë në territorin e Serbisë”.

    Drejtori i Zyrës për Kosovën , Petar Petkoviq, në një konferencë për media, ka thënë se tre policë të Kosovës janë arrestuar në zonën e fshatit Gnilicë të Rashkës.

    “Pjesëtarët e policisë sonë nuk kanë shkelur në territorin e Kosovës. Ata që kanë shkelur Rezolutën 1244 janë terroristët shqiptarë, pjesëtarë të Policisë së Kosovës”, ka thënë ai, raporton N1, transmeton Klankosova.tv.

    “Terroristët”, siç i quajti ai, “nuk u rrëmbyen, por u gjetën thellë në territorin e Serbisë, me tyta të gjata dhe harta dhe pajisje vëzhgimi”.

    “Çfarë kërkojnë atje, cili ishte plani për të kaluar vijën administrative. Hetimi do ta përcaktojë këtë”, tha Petkoviq.

    Ai po ashtu tha se “janë penguar të kryejnë një krim të rrezikshëm”.

    Pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, Grupi Antiterrorist i Njësisë Speciale të Policisë, sot kanë kidnapuar tre pjesëtarë të Policisë së Kosovës në territorin tonë.

    Kështu konfirmoi ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla.

    “Përderisa rendi dhe ligji po zbatohet në vendin tonë, Serbia kriminale ka hyrë në territorin e Kosovës dhe ka kidnapuar 3 zyrtarë policorë të Republikës së Kosovës, në shkelje të çdo marrëveshje e kundër çdo parimi të normave ndërkombëtare. Pa asnjë dyshim, zyrtarët tanë policorë kanë qenë të vendosur thellë brenda territorit të Republikës së Kosovës, në pikë kontroll statik, duke kryer detyrat e tyre të rregullta. Serbia po vazhdon të jetë shkaktar dhe gardian i së keqes në rajon e në Kosovë. Ne nuk zmbrapsemi para kriminelëve e terroristëve. Serbia po tregon përsëri fytyrën e saj të vërtetë dhe atë të një shteti autokrat e agresor. Kërkojmë nga faktori ndërkombëtar të rrisë urgjentisht presionin ndaj Serbisë që jo vetëm të lirojë zyrtarët tanë policorë por edhe të ndalë provokimet e saj. Sjellje të tilla kriminale të Serbisë nuk na ndalin në rrugëtimin tonë të forcimit të sovranitetit në vend”, deklaroi Sveçla. /Klankosova.tv

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Ky është parashikimi i motit për ditën e nesërme
    • “Lëshohen studentët kanë punë më pak” si erdhi kërkesa për shtrenjtim të biletës Prishtinë- Mitrovicë
    • Nesër vazhdon seanca, tentativa e 15-të për konstituimin e Kuvendit
    • 70% e votave të numëruara – PS dominon në vota
    • Diplomatja amerikane e prerë pas takimit me Kurtin: Liderët politikë të punojnë bashkë për konstituimin dhe formimin e Qeverisë
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.