Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Peci i Zveçanit thotë se e ka formuar kabinetin, s’i bën publik emrat

    09/06/2023 | 20:25
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Kryetari i Zveçanit, Ilir Peci, tash e dy javë pozitën e tij po e ushtron nga zyra e gjendjes civile në fshatin Lipë të kësaj komune.

    I sapo zgjedhuri, që vjen nga PDK thotë se punën e fillon çdo ditë rreth orës 08:00 të mëngjesit dhe e mbyll deri në orën 16:00 të pasditës. Ndonëse po kundërshtohet nga qytetarët serbë të komunës që e drejton, Peci shprehet se agjendën e ka goxha të ngjeshur, njofton Klan Kosova.

    Madje thekson se tashmë e ka formuar edhe kabinetin e tij, por pa treguar se kush dhe sa janë ata, veçse shpjegoi se së shpejti do t’i bëjë publikë emrat e tyre.

    Kurse sa i përket drejtorive kreu i Zveçanit bën me dije se është në përfundim e sipër.

    Por, një gjë është e sigurt dhe e konfirmuar nga ana e tij se tani është bërë me zyrtare për informim.

    Ilir Peci i cili është zgjedhur më 23 prill në krye të Zveçanit, komunë kjo me shumicë serbe, vetëm ditën e premte të 26 majit hyri në objektin zyrtar komunal kur u tensionua dhe situata.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Rukiqi: Gëzohemi që samiti po mbahet në Tiranë, por brengosëse që Kosova është në izolim të madh ndërkombëtar
    • Gërvalla pretendon se po bëhet fushatë ndaj Pecit: I ndershëm deri në palcë
    • Ekskluzive: Bastisje në tetë lokacione në rajonin e Dukagjinit për tentim vrasjen e 29 janarit në Pejë
    • Rritet numri i lindjeve në Kosovë, vetëm gjatë marsit lindën 2 mijë e 061 fëmijë
    • Një grua zhduket në Prishtinë, rasti në hetime
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.