Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Pas Osmanit, Escobari dhe Lajçaku takojnë krerët e opozitës

    06/06/2023 | 11:46
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Ka përfunduar takimi ndërmjet të dërguarit të posaçëm të ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe atij të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, me presidenten Vjosa Osmani.

    Pas këtij takimi, ata janë nisur në drejtim të Zyrës së BE-së në Kosovë për t’u takuar me krerët opozitarë, njofton Klan Kosova.

    Në këtë takim është parë duke shkuar kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, dhe ai i AAK-së, Ramush Haradinaj. Pjesë e takimit pritet të jetë edhe i pari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

    Kujtojmë se të hënën mbrëma, të dy diplomatët janë takuar edhe me kryeministrin Albin Kurti, me ç’rast kanë bërë thirrje për qetësim të situatës në veri, njofton Klan Kosova.

    I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, i ka ripërsëritur tri kërkesat që ia ka bërë mbrëmë kryeministrit Albin Kurti.

    Në llogarinë e tij në Twitter, ai ka bërë thirrje për deeskalim të menjëhershëm në terren, zgjedhje të parakohshme me pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës dhe kthim në Dialog për normalizim, njofton Klan Kosova.

    “Jemi thellësisht të shqetësuar për situatën në veri dhe bëjmë thirrje për deeskalim të menjëhershëm në terren, zgjedhje të parakohshme me pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës dhe kthim në dialog për normalizim”.

    Fotografia e përdorur në ballinë është marrë nga Ekonomia Online.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • “Nxënës i shkëlqyer” – shkolla reagon për vdekjen e 15-vjeçarit në Bërnicë
    • Hamiti: Pozita ndërkombëtare e Kosovës është përkeqësuar fort, imazhi i vendit tonë është dëmtuar
    • Aksident me të lënduar në Kçiq të Mitrovicës
    • Parashikimi i motit për sot
    • Punimet në rrjet: Këto lokalitete të Vushtrrisë mbesin pa rrymë nesër
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.