Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Parashikimi për pesë ditët e ardhshme

    04/06/2023 | 13:01
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Prishtina Weather ka njoftuar për motin që do të mbajë në pesë ditët e ardhshme.

    Të hënën pritet të ketë më shumë intervale me diell, ndërsa nga dita e martë dominojnë më shumë vransirat dhe periudha me shi, herë herë mjaft intenzive.

    Mund të jetë një imazh i teksti që thotë “Hen, .06 Mar, 6.06 Mer, 7.06 Enj, 3.06 24° Pre,9.06 Pre, 9.06 22° 15° 6 22°15° 15° 21 Era: 2-6m/s Shtypja: 101 9mb Lageshtia: 51% UVI: 7 21 13° Era: 3-7m/s Shtypja: 1017mb Lageshtia: 50% UVI: 5 Era: 3-7m/s Shtypja: 101 6mb Lageshtia: 37% UVI: 3 AQI PM2.5 10/20 Era: 3-7m/s Shtypja: 101 4mb Lageshtia: 42% UVI: 5 AQI PM2. 5/15 Era: -6m/s Shtypja: 01 3mb Lageshtia: 50% UVI: 6 AQI PM2.5 5/15 Parashikimi mè: 4.06.2023 .06. Prishtina Weather”
    Njoftimi i plotë:

    Të hënën më shumë intervale me diell. Nga dita e martë dominojnë më shumë vransirat dhe periudha me shi, herë herë mjaft intenzive.

    28.05.2023 – Mot pothuajse vjeshtor po na paraqitet në javën e dytë të qershorit, sa i përket të reshurave. Mbetet edhe më tutje i paqëndrueshëm. Të hënën do të ketë edhe intervale me diell, derisa të reshurat mund të jenë më të izoluara përreth zonave malore.

    Nga dita e martë vendi ynë do të jetë më shumë nën dominim të vransirave. Orëve të pasdite me zhvillime të rrebesheve me bubullima, vende-vende me reshje edhe më intenzive. Të mërkurën reshjet ka gjasa të shtrihen vetëm në pjesë perëndimore të vendit, derisa nga dita e enjtë të reshura priten kohëpaskohe që nga orët e mëngjesit në tërë vendin.

    Temperaturat me tendencë të rënies edhe nën vlera mesatare, ku luhatën ndërmjet 20C e 25C, e ato minimale 12C deri 15C.

    Indeksi i cilësisë së ajrit kryesisht do të jetë në vlera të pranueshme dhe të mira.

    5.06 – Më shumë intervale me diell. Pasdite me mundësi për riga lokale shiu, sidomos përreth viseve malore.

    6.06 – Kryesisht me vransira. Pasdite dhe në mbrëmje rrebeshe e bubullima. Lokalisht reshjet do jenë më intenzive.

    7.06 – Mot kryesisht me vransira, e kohëpaskohe me reshje lokale shiu.

    8.06 – Kryesisht me vransira dhe kohëpaskohe me reshje lokale shiu.

    9.06 – Kryesisht me vransira. Paradite riga lokale shiu, e pasdite dhe mbrëmje priten zhvillime edhe të rrebesheve me bubullimë.

    Era do të fryjë kryesisht nga jugu e juglindja 3-7m/s.

    Shtypja atmosferike me tendencë të rënies përreth vlerave normale

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • “Nxënës i shkëlqyer” – shkolla reagon për vdekjen e 15-vjeçarit në Bërnicë
    • Hamiti: Pozita ndërkombëtare e Kosovës është përkeqësuar fort, imazhi i vendit tonë është dëmtuar
    • Aksident me të lënduar në Kçiq të Mitrovicës
    • Parashikimi i motit për sot
    • Punimet në rrjet: Këto lokalitete të Vushtrrisë mbesin pa rrymë nesër
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.