Për pesë ditët e ardhshme parashikohet të mbajë Mot i paqëndrueshëm
E Hëne- Mot me diell dhe vranësira të cilat vende-vende do të shoqërohen me reshje shiu. Sa i përket temperaturave , ato do të jenë të pandryshueshme me ditët e javës që po e lëm.
E Marte- Mot kryesisht i ngjashëm, diell dhe vranësira të cilat parashihen të sjellin shi.
E Mërkurë- Mot me diell dhe vranësira të cilat parashihen të sjellin reshje shiu intensiteti i të cilave do të jetë më i dobët. Reshje më të fokusuara do të jenë në relievin malor.
E Enjte- Mot i ngjashëm po thuaj me të gjithë elementet dhe dukuritë që ishin prezent ditëve të fundit, diell dhe vranësira të cilat parashihen të sjellin shi dhe shkarkime rrufesh.
E Premte- Mot i vranët dhe me intervale me diell.Vranësirat parashihen të sjellin reshje shiu dhe shkarkime rrufesh. Temperaturat mbeten pothuaj konstante me ditët e fundit.
Shkarkime rrufesh në shumë zona parashihen gati çdo ditë, por nuk përjashtohen mundësitë që në zona të izoluara të bie breshër, si pasojë e ndryshimeve termike dhe barike.Një stabilizim i theksuar i motit parashihet nga data 19 qershor.
Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë dhe lokalisht e fortë.