Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Paçarizi: Rama po ngutet që të bëhet pionier i sanksioneve ndaj Kosovës

    13/06/2023 | 22:04
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Opinionisti, Rrahman Paçarizi, vlerëson se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do që të bëhet pionier i sanksioneve ndaj Kosovës, duke e anuluar takimin e paraparë për nesër.

    Në emisionin Rubikon në Klan Kosova ai tha se edhe deklarimet e Kurtit lidhur me draftin e Ramës janë të pasjellshme.

    “Me një anë e qet në taborin e Vuçiqit duke thënë ‘le t’ia propozojë Vuçiqit’, në anën tjetër e përmend Ballkanin e Hapur si një prej urave të miqësisë të Ramës me Vuçiqin dhe e refuzon me cinizëm një përpjekje e Ramës, e cila në fakt nuk është ide e vetë Ramës, është një përpjekje e BE-së që përmes Ramës duke e konsideruar Shqipërinë si vend më të afërt me Kosovën, të bëjë edhe një përpjekje që të bëjë njëfarë lloj draftstatuti, edhe pse unë nuk mendoj që i takon Ramës të bëjë propozime të tilla”, deklaroi Paçarizi.

    Ai shtoi se këtu e kemi tashmë një luftë kryeneçe ndërmjet dy shqiptarëve ballkanas, mes Kurtit edhe Ramës, dhe Rama ngutet tash të bëhet pionier i sanksioneve ndaj Kosovës duke e anuluar një takim.

    “Rama e refuzon një takim të tillë, te bën një kundërpropozim, sillet si Kurti me Quintin, dhe nga egoja e tepruar, njëherë e Ramës e tash edhe e Kurtit, Kurti nuk pranon një propozim tjetër për një format tjetër në nivel ministrash të jashtëm dhe të mbrojtjes, të cilët janë më të afektuari, më të implikuarit në situatën aktuale në Kosovë, sepse situata aktuale në Kosovë tash është çështje e sigurisë edhe e raporteve ndërkombëtare, d.m.th i takon ministrave të mbrojtjes”.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Konfirmon Policia: Katër të lënduar nga aksidenti në Kçiq të Mitrovicës
    • “Nxënës i shkëlqyer” – shkolla reagon për vdekjen e 15-vjeçarit në Bërnicë
    • Hamiti: Pozita ndërkombëtare e Kosovës është përkeqësuar fort, imazhi i vendit tonë është dëmtuar
    • Aksident me të lënduar në Kçiq të Mitrovicës
    • Parashikimi i motit për sot
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.