Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Osmani: Jemi afër zgjidhjes për shtensionim të situatës në veri

    14/06/2023 | 13:35
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në Parlamentin Evropian paralajmëroi sot zgjidhje për shtensionim të situatës në veri të vendit.

    Osmani, pas adresimit në Parlamentin Evropian, u shpreh optimiste për t’i tejkaluar, siç i quajti sfidat, me të cilat po përballohet Kosova.

    “Jemi në rrugë të duhur për t’i tejkaluar sfidat me të cilat po ballafaqohemi. Jemi në diskutime me partnerët tanë dhe jemi afër zgjidhjes”, tha ajo në konferencë për medie në Strasbourg.

    Tensionet në veri kanë filluar që në fund të muajit maj, kur u synua të futen në objektet komunale të katër komunave veriore kryetarët shqiptarë të zgjedhur nga zgjedhjet e jashtëzakonshme të 23 prillit.

    Ndërkombëtarët kanë bërë vazhdimisht thirrje për shtensionim të situatës, ndërsa kanë fajësuar Qeverinë e Kosovës për veprimet në veri. Pavarësisht disa takimeve me emisarë, ende nuk është gjetur zgjidhja. Po kërkohet largimi i Policisë së Kosovës nga objektet komunale dhe organizimi i zgjedhjeve të reja. Ndërkohë, kryeministri Albin Kurti e ka bërë të qartë se pa u larguar bandat kriminale nga veriu nuk do të ketë tërheqje.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Kurti krejt indiferent ndaj zgjedhjeve në Shqipëri. Kush ia ‘shkuli veshin’ sipas Visar Ymerit?
    • Tragjedi në Prizren – vdes 24 vjeçari, dy persona raportuan në polici se i riu që doli për ta blerë armën shkrepi në drejtim të vetës
    • Sali Berisha pezmatohet nga Exit Poll i Haxhiut: Batoni, gënjeshtar i gatshëm
    • Kurti e nis fushatën për zgjedhjet lokale, VV thotë se ia ka marrë LDK’së një emër të njohur në Prizren
    • AAK nesër i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për votimin e fshehtë
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.