Presidentja Vjosa Osmani e ka falënderuar presidenten e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, për ftesën që i ka bërë asaj për të mbajtur sot një fjalim para eurodeputetëve.
Ajo, me anë të një cicërime në Twitter, ka theksuar se Kosova është e vendosur për të mbrojtur vlerat e saja demokratike.
“Faleminderit Znj. Metsola për angazhimin tuaj të fortë për ta afruar Kosovën me BE-në dhe për ftesën për t’iu drejtuar Parlamentit Evropian”.
“Në këtë moment kritik, vendosmëria jonë për të mbrojtur vlerat tona demokratike, vetë themelet e këtij unioni, mbetet e palëkundur”, ka thënë Osmani./Klankosova.tv