Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Njohësi i integrimeve evropiane tregon masat që mund të marrë BE ndaj Kosovës

    06/06/2023 | 10:47
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Njohësi i çështjeve të integrimeve evropiane, Demush Shasha ka folur për mundësinë e masave që Bashkimi Evropian mund t’i ndërmarrë ndaj Kosovës, nëse nuk arrihet ndonjë marrëveshje për qetësim të situatës në veri.

    Shasha duke ju referuar deklaratave të BE-së pas zhvillimeve në veri të Kosovës, ka thënë se është e qartë se diçka është duke u diskutuar lidhur me pasojat ndaj Kosovës nëse nuk dëgjon këshillat.

    Ai në emisionin “ResPublika” në Tëvë 1, tha se deri në marrjen e sanksioneve janë disa hapa, por tash nuk mund të dihet se cilat janë pasojat.

    “Se çfarë do të ndodhë nuk e dimë. Edhe në këtë fushën e ndërmarrjes së pasojave dhe implikimeve që dikur e arrijnë atë nivelin e sanksioneve ka hapa, ka përshkallëzime. Unë besoj që nëse institucionet e Kosovës nuk tregojnë vullnet për t’i dëgjuar këshillat e parterëve siç kalojnë ditët do të shohim përshkallëzim gradual të pasojave”, ka thënë Shasha.

    Drejtori i institutit Epik ka treguar se cilat mund të jenë pasojat për Kosovën nëse nuk dëgjohen këshillat

    “Do të shohim ndërprerje të shkëmbimeve të rregullta institucionale, në rrugëtimin tonë drejt BE-së do të shohim nga 1 korriku Kosovës do t’i pezullohet e drejta e pjesëmarrjes në programet e BE-së, do të shohim se do të anulohet takimi i ardhshëm i Këshillit për Stabilizim Asociim me Kosovën, do të shohim se pezullohet përkohësisht MSA, pezullohet përkohësisht aplikimi për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe BE. Do shohim një përshkallëzim të hapave ku ata më radikal do të mbesin në fund”, tha ai.

    Pas zhvillimeve në veri, Kosova u përjashtua nga “DefenderEurope23”, këtë e bëri të ditur ambasadori amerikan.

    Ndërsa, që edhe nga BE u paralajmëruan ndëshkime.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Ky është parashikimi i motit për ditën e nesërme
    • “Lëshohen studentët kanë punë më pak” si erdhi kërkesa për shtrenjtim të biletës Prishtinë- Mitrovicë
    • Nesër vazhdon seanca, tentativa e 15-të për konstituimin e Kuvendit
    • 70% e votave të numëruara – PS dominon në vota
    • Diplomatja amerikane e prerë pas takimit me Kurtin: Liderët politikë të punojnë bashkë për konstituimin dhe formimin e Qeverisë
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.