Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Nis shitja online e biletave për ndeshjen Kosova – Rumania

    07/06/2023 | 15:53
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinionin se biletat për ndeshjen Kosova – Rumania, në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024, e cila zhvillohet më datë 16 qershor 2023, në orën 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri”, sapo kanë dalë në shitje. Ato mund t’i blini përmes platformës online në linkun e mëposhtëm:
    https://eu.ebileta.al/biglietteria/listaEventiPub.do
    Çmimet e biletave janë si në vijim: Veri dhe Jug 5 euro, Lindje 10 euro, Perëndim 20 euro dhe VIP 80 euro.

    VINI RE!
    Një person mund të blejë deri në katër bileta.

    Procedura se si blihet bileta online:
    Fillimisht ju duhet të regjistroheni në platformë.
    Mandej zgjidhni tribunën e stadiumit dhe më pas e selektoni ulësen e preferuar.
    Pasi t’i zgjedhni biletat, vazhdoni me pagesën online.
    Pasi të përfundon blerja online, ju duhet të pritni deri të gjenerohet Bileta si dhe Fatura juaj.
    Biletën do ta pranoni gjithashtu në email (kontrolloni edhe folderin SPAM gjithashtu).
    Bileta patjetër duhet të jetë e printuar në formatin A4, printimi duhet të jetë i kualitetit të lartë.
    Biletat janë të personalizuara (Në stadium mund të hyjë vetëm një person me një biletë pa marrë parasysh moshën).

    Shënim: Personat që rastësisht pas blerjes së biletës nuk e marrin atë nëpërmjet emailit, atëherë atë mund ta gjejnë përmes kodit në linkun e mëposhtëm:
    https://eu.ebileta.al/biglietteria/trans/restore.do

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Ky është parashikimi i motit për ditën e nesërme
    • “Lëshohen studentët kanë punë më pak” si erdhi kërkesa për shtrenjtim të biletës Prishtinë- Mitrovicë
    • Nesër vazhdon seanca, tentativa e 15-të për konstituimin e Kuvendit
    • 70% e votave të numëruara – PS dominon në vota
    • Diplomatja amerikane e prerë pas takimit me Kurtin: Liderët politikë të punojnë bashkë për konstituimin dhe formimin e Qeverisë
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.