Gjatë ditës së nesërme shënohet Dita e Çlirimit e Komunës së Vushtrrisë.
Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, përmes një postimi në Facebook ka njoftuar që për Ditën e Çlirimit të Vushtrrisë, kanë organizuar aktivitete të shumta për ta shënuar këtë ditë të shenjtë.
“Andaj, ju ftoj të gjithë juve që të bëheni pjesë e shënimit të kësaj dite të rëndësishme për qytetin tonë” skruan Idrizi.
Ndër të tjerash Idrizi ka postuar edhe agjenden për Ditën e Çlirimit të Vushtrrisë.