Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Mustafi e quan të paprecedent moslejimin e shfaqjes së filmave në Bujanoc

    10/06/2023 | 12:30
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Ish-kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve të Luginës së Preshevës, Ragmi Mustafi, ka komentuar vendimin për ndalimin e shfaqjes së dy filmave në Bujanoc.

    Ai është shprehur se është e papranueshme që prokuroria dhe policia të bëjë postproduksionin e filmave, siç u shpreh ai, si rasti i vetëm në botë.

    “Ndryshe, është e papranueshme që Prokuroria dhe Policia të bëjë postproduksionin e filmave si rasti i vetëm në botë. Intimidimi dhe frikësimi i policisë së Vuçiqit dhe satelitëve të tij (Arifi) për të ndaluar prodhimet artistike dhe shprehjen e lirë në Luginë është i paprecedent”, është shprehur ai.

    Tutje, ai u shpreh se këto projekte janë mbështetur në Këshillin Kombëtar Shqiptar përmes financimit të Qeverisë së Kosovës, për siç u shpreh ai, të ekranizuar tregimet popullore autentike të Luginës, përcjell Klankosova.tv.

    “Policia ndalon shfaqjen e dy filmave në Luginë. Me urdhër të Prokurorisë dhe Policisë në Bujanoc ndalohet shfaqja e filmit “Heshtja Vret” & “I Pabesi” nga produksioni “Colosseum” të aktorit Gani Veseli, deri sa të përfundojë hetimi. Pas ndalimit nga policia të aktori Gani Veseli dhe drejtorit të shtëpisë se Kulturës në Bujanoc, Jetmir Ismaili pas paralajmërimit të premierës për shfaqjen e tyre sot në ora 19:00h”.

    “Kujtojmë që këto projekte janë mbështetur në Këshillin Kombëtar Shqiptar përmes financimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, për të ekranizuar tregimet popullore autentike të Luginës. Fillimisht, kryetari Shqiprim Arifit kishte urdhëruar përmes drejtorit Kujtim Sadriu mos lejimin që kjo premier të mbahet në Shtëpinë e Kulturës në Preshevë edhe pse Gani Veseli është punëtor i këtij institucioni. Pas një fushate mediale të “gjuetisë së shtrigave” duke i konsideruar z. Arifi “keqpërdorim të mjeteve për 5 vjersha”, ka shkruar ai.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Zyrtare: Kosova zbulon një tjetër kundërshtar për miqësore
    • Hasani: Shteti i Kosovës nuk është Albin Kurti, ai duhet të largohet së bashku me ministrat që janë deputetë
    • Bajrami: Për t`u formuar institucionet e Kosovës duhet një qeveri kalimtare
    • Konfirmon Policia: Katër të lënduar nga aksidenti në Kçiq të Mitrovicës
    • “Nxënës i shkëlqyer” – shkolla reagon për vdekjen e 15-vjeçarit në Bërnicë
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.