Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Murati: Paga mesatare e majit në Polici ka qenë 840 euro bruto, kurrë më shumë s’kanë pasur mbështetje

    15/06/2023 | 20:38
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Seanca e thirrur nga opozita për raportimin e kryeministrit Albin Kurti, lidhur me kidnapimin e tre policëve të Kosovës nga shteti serb është duke vazhduar. Deputetët e partive opozitare po kritikojnë Qeverinë Kurti, teksa kanë përmendur edhe kushtet e zyrtareve të policisë, raporton Gazeta Sinjali.

    Akuzave të tyre, iu është përgjigjur ministri i Financave, i cili tha se deklaratat për pagat e policëve janë të pavërteta.

    Sipas Muratit, paga mesatare e muajit maj në Polici ka qenë 840 euro bruto, duke pretenduar se organet e rendit kurrë më shumë nuk kanë pasur mbështetje.

    “U fol për Policinë dhe pagat e tyre. Po i bëj disa sqarime sepse po thuhen të pavërteta. Mesatarisht në vitin e kaluar, paga mestarë ka qenë 620 euro, tani me ligjin e pagave, paga bruto në sektorin publik është 720 euro. Pra është një rritje, dikund është rritë më pak e dikund më shumë.

    Në Polici paga mesatare e muajit maj ka qenë 840 euro bruto, 17% më e lartë se paga mesatare në sektorin publik. Të thuhet që Policia nuk e ka mbështetin e Qeverisë është e pavërtetë. Edhe ne do të donim të ishin më të larta. Kurrë më shumë mbështetje nuk kanë pasur, qoftë për nga investimet në p[pajisje, e furnizimet e tjera, apo edhe në mbështetje në paga.”, tha Murati.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Ky është parashikimi i motit për ditën e nesërme
    • “Lëshohen studentët kanë punë më pak” si erdhi kërkesa për shtrenjtim të biletës Prishtinë- Mitrovicë
    • Nesër vazhdon seanca, tentativa e 15-të për konstituimin e Kuvendit
    • 70% e votave të numëruara – PS dominon në vota
    • Diplomatja amerikane e prerë pas takimit me Kurtin: Liderët politikë të punojnë bashkë për konstituimin dhe formimin e Qeverisë
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.